Krasniqi në histori, medaje e Artë në Olimpiadë
Nga Tokio sportistja 25 vjeçare Distria Krasniqi shkroi historinë sot në sportin e xhudos. Krasniqi ia doli të triumfojë duke u ngjitur në ‘Olimp’ e gëzuar mbarë shqiptarët.
Sportistja Dardane fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke i dhuruar Kosovës medaljen e dytë të artë në Olimpiada.
“E gjithë Kosova festoi të shtunën pasi Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë Olimpike në xhudo, medaljen e dytë Olimpike për vendin e vogël të Ballkanit Perëndimor që u pavarësua vetëm 13 vjet më parë”, kështu e ka nisur shkrimin Agjencia rajonale e lajmeve, Associated Press, për triumfin e Krasniqit në Lojërat Olimpike ‘’Tokio 2020’’.
Krasniqi mundi Funa Tonaki nga Japonia në finalen e xhudos deri në 48 kilogramë në Lojërat e Tokios.
Nga ana tjeter sportisti ruso-shqiptar Matvei Petrov u skualifikua në garën e kalit me doreza. Ai u rendit i 10-ti duke mbetur jashtë listes me 8 garues.