Bahtiri te Kukësi, Zhivanaj te Tirana

Kreshnik Bahtiri është lojtari më i ri i skuadrës së Kukësit në Kategorinë Superiore.

Bahtiri 28 vjeç ishte pjesë e Arbërisë teksa skuadra debutoi edicionin e kaluar në IPKO. Mbrojtësi ‘shkatërrues’ ka firmosur për sezonin e ardhshëm, me opsionin e rinovimit deri në verën e vitit 2022.

Sakaq Tirana nga ana e saj ka afruar një mbrojtës me origjinë nga Nikaj Mërturi i Tropojës. Realf Zhivanaj 23 vjeç ishte pjesë e Kastriotit edicionin e kaluar teksa tani i është bashkuar bardhebluve për të sulmuar një vend në repartin e mbrojtjes. Zhivanaj ka firmosur një kontratë 2-vjeçare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!