Rapo i bashkohet Kukësit

Kukësi kryen afrimin e radhës. Ai është Donald Rapo, 30-vjeçari korçar që u bë i njohur te Luftëtari ‘europian’ i Gjirokastrës.

Rapo teksa provoi të ishte efikas edhe te Laçi, pas aventurës së shkurtër në IPKO me Drenicën, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me verilindorët e Kukësit.

Zyrtare! Donald Rapo është zyrtarisht futbollist i Kukësit. Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi Donald Rapo është zyrtarisht futbollist i Kukësit. Klubi ka arritur marrëveshje me mbrojtësin 30-vjecar, duke firmosur kontratë për 2 sezonet e ardhshme.

Rapo vjen në klubin e Kukësit nga skuadra e Drenicës në kampionatin e Kosovës, por është njohës i mirë i kampionatit tonë, teksa ka qenë pjesë e skuadrës së Burrelit, Luftëtarit e Laçit.

Klubi i Kukësit i uron Rapos shumë suksese me fanellën e Kukësit! Mirësevjen Donald!“, shkruan Kukësi në zyrtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!