Presion te kreu e në fund, Kukësi relaksohet në Pogradec
Luftës mediatike për të vënë në presion rivalët për titull ka javë që ka nisur. Me detaje gjithëfarësh dhe fraza që dalin shpesh nga konteksti.
Akti i 35-të do mund të zbardhë ndonjë dilemë më tepër. Për zonën lart por dhe atë në fund të rënditjes. E gjitha duke nisur nga ora 17:00 e ditës së sotme.
Sakaq, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të klubit të Kukësit në rrjete, bëhet e ditur se futbollistët dhe stafi kanë vizituar pikën turistike të Drilonit në Pogradec duke u relaksuar e shijuar bukuritë e natyrës. Kukësi pa asnjë objektiv sezonal,luan sot në Korçë me Skënderbeun.