Nejmar i mbyll derën Barçës, gati kontrata e re me PSG

Nga Franca raportohet se braziliani Nejmar nuk do të lëvizë as në drejtim të barcelonës por dhe te asnjë ekip tjetër. Sulmuesi 28 vjeçar sipas L’Equipe ka gjetur gjuhën e përbashkët për kontratën e re dhe pritet vetëm njoftimi zyrtar I PSG-së për të bërë publik lajmin.

Mësohet se marrëveshja e re e sulmuesit brazilian do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2026. Me klauzolë për t’u zgjatur edhe një sezon tjetër. Nga kjo kontratë, Nejmar do të përfitojë 30 milionë euro në sezon, ndërkohë që PSG ka përfshirë në marrëveshje edhe një bonus për sulmuesin në rast se me PSG-në fiton Ligën e Kampionëve.

Në këtë mënyrë mbyllet dyert e Barcelonës e cila shpresonte në rikthimin e lojtarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!