Pas Duros shkarkohet dhe Shkëmbi
Dështojnë trajnerë nga Shqipëria në IPKO. Më parë Devolli, pasoi K.Duro dhe sot Shkëmbi.
Pas Klodian Duros i cili pak ditë më parë u shkarkua nga Feronikeli, sot radha e Bledi Shkëmbit për tu larguar nga Ballkani.
Humbja e sotme në shtëpi me Arbërinë 2-3 e dyta në radhë nuk është toleruar ndërsa klubi nga Suhareka ka postuar shkarkimin e korçarit.
“Njoftim për opinionin futbolldashës, pas rezultateve të dobëta, sidomos në dy ndeshjet e fundit, klubi ka marrë vendim të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkëmbi.
E falënderojmë për punën e palodhshme dhe suksese në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e Ballkanit, që me humbjen e sotme rrezikon të humbasë edhe pjesëmarrjen në kupat e Europë”, shkruan klubi.