Entoni Xhoshua: Do jem edhe 5 vite në ring

Kampioni botëror i boksit në pesha të rënda, 31 vjeçari Entoni Xhoshua ka lënë të kuptohet se ai do të boksojë edhe për pesë vite të tjera para se të varë dorezat në ‘gozhdë’.

Britaniku i tha Sky Sports News se ai “gjithmonë planifikon përpara pasi t’i afrohet fundit të karrierës së tij”.

Por Xhoshua këtë vit ka në program të hipë në ring për të boksuar me patriotin e tij Tajson Furi. Qëllimi: Për të bashkuar titujt në të gjitha kategoritë.

Entoni Xhoshua aktualisht mban titujt WBA, IBF dhe WBO. E gjitha pas një fitorjeje të vitit 2019 në një revansh kundër Andi Ruiz Jr. Për më tepër që një muaj më parë mbrojti duke nokautuar Kubrat Pulev.

Xhoshua:

Jam afër fundit. Unë nuk jetoj për momentin. Gjithmonë planifikoj përpara. Më kanë mbetur edhe pesë vjet, që është pak më shumë se një cikël olimpik,” tha kampioni i cili më pas ndalet te Furi.

“Furi ka qenë një profesionist prpara meje. Ai duhet të tërhiqet para meje. Nëse ai dëshiron të forcojë trashëgiminë e tij, unë jam këtu dhe jam gati,”i tha Xhoshua 32-vjeçarit Tajson Furi.

Por përgjigha e Furit nuk ka vonuar duke deklaruar se ai dëshiron të sundojë si Vladimir Klitshko deri në 40 vjeç.

“Boksoj sepse më bën të lumtur dhe më pëlqen ta bëj. Nuk kam pse t’i provoj asgjë askujt”, shtoi Furi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!