Firmino nderon Brazilin, Vidal dy gola Perusë
Ndeshjet kualifikuese në Amerikën Latine për Botërorin 2022 që do të zhvillohet në Katar, vijuan edhe mbrëmjen e djeshme dhe mengjesin e sotëm me tri takime.
Kështu, Kolumbia e teknikut portugez Karlos Kuerios, u thye keq nga Uruguaji i ‘plakushit’ Oskar Tabarez në shifrat 0-3. Kavani, Suarez nga penalltia dhe Nunez, autorë të golave.
Ndeshja tjetër në radhë ishte ajo e orës 00:00 mes Kilit dhe Perusë. Ky takim shkoi për të zotët e shtëpisë në shifrat 2-0. Të dy golat i shënoi Artuto Vidal.
Ndërkaq, Brazili pa Nejmar, arriti të marrë tri pikë ndaj Venezuelës me vetëm një gol të realizuar në fraksionin e dytë. Sulmuesi i Liverpulit ,Roberto Firmino i dha fitoren ‘Seleçaos’ e bashkë me të edhe kryesimin e kualifikuesëve të Amerikës së Jugut në minutën e 67-të.
Rezultate:
Kolumbi-Uruguaji 0-3
Kili-Peru 2-0
Brazil- Venezuelë 1-0