Hoxhallari e Ismajlgeci listohen kuqezi
Erion Hoxhallari dhe Marsel Ismajlgeci, janë emrat e përzgjedhur paraprakisht nga tekniku i kuqezinjve Edi Reja. Dy futbolistët bardheblu afrohen me urgjencë te Kombëtarja për të zëvendësuar Kumbullën dhe Trashin të cilët u listuan nga Reja për tri takimet e nëntorit por që klubet përkatëse të vendeve të tyre në bashkëpunim me autoritetet, nuk i lejuan ti bashkoheshin kuqezinjëve.e.
Nga ana tjetër të dy lojtarët kampionë në fuqi me Tiranën e kanë për herë të parë ftesën kuqezi.
Por jo vetëm kaq. Reja me gjasë ka një tjetër listë ‘B’ me futbollistë nga U21 apo klubet e Superiores në mënyrë që mungesat eventuale të lojtarëve të ftuar të mos ndihen.
Shqipëria luan miqësoren me Kosovën në 11 nëntor në Elbasan ndërsa në 15 e 18 nëntor, dy zytraret me Kazakaistanin e Bjellorusinë për Ligën e Kombëve.