‘Gladiatori’ sakrifikon për Kombëtaren…

sportiim2

Klaus Gjasula do të jetë në Tiranë për ndeshjet e nëntorit ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë. Në një lidhje me Supersport, ‘gladiatori’ kuqezi i Hamburgut pohoi se ka dakortësuar me klubin e Bundesligës 2 për të udhëtuar drejt Rinasit e më pas të karantonohet në kthim për dy javë.

Ndër të tjera Gjasula:

Ndeshjet e nëntorit? – “Po, do të vij në Tiranë ditën e martë dhe ndoshta nuk do jem gati për miqësoren me Kosovën, por do të jem në dispozicion të trajnerit për sfidat ndaj Kazakistanit e Bjellorusisë.

Këtu ka një rregull, që kur kthehesh nga një vend tjetër, duhet të futesh dy javë në karantinë, por unë kam rënë dakord me drejtuesit e klubit që të vij edhe me këtë kusht sepse Kombëtarja ka dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe e mora parasysh që do humb një apo dy ndeshje me Hamburgun”.

Lider? – “Mendoj se jam një nga liderët e skuadrës kombëtare, për vetë moshën që kam dhe eksperiencën. Bashkë me disa të tjerë aty, jemi liderë dhe na takon neve që të udhëheqim skuadrën në fushë. Ndonjëherë kemi bërë edhe gabime, por duhet të mbajmë kokën lart dhe t’u japim zemër edhe më të rinjve”.

Ndeshjet e tetorit – “Po, i kam parë të dyja dhe kam vënë re që kemi dominuar ndaj kundërshtarëve. Në ato ndeshje kam kuptuar që ne i kemi të gjitha mundësitë të fitojmë ndaj tyre, pasi kemi treguar se jemi më të fortë”.

?>