Domenikali në janar president i Formula 1
Nga janari i vitit 2021, ish-drejtori sportiv italian i Ferrarit, Stefano Domenikali (55) do të bëhet presidenti i ri dhe drejtori ekzekutiv i Formula 1.
Italiani do të marrë detyrën në janar, kur të mbarojë mandati i 66-vjeçares Chase Carey, e cila ka qenë në këtë pozicion të lartë që nga viti 2017.
Për 23 vite, Domenikali drejtoi ekipin e famshëm të Maranelos nga 2008 deri në 2014-tën. Më pas italiani ka punuar për Volkswagen / Audi Group, dhe që nga viti 2016 ka qenë president i Lamborghini.
“Jam i lumtur. Formula 1 është jeta ime”, tha Domenicali, duke shtuar:
Gjashtë vitet e kaluara te Audi dhe më pas në Lamborghini, më kanë rritur profesionalisht. Përvoja do vihet në shërbim të Formula 1″, ndër të tjera Domenikali.