Teuta për të ruajtur… ritmin

Durrsakët me mungesën e Beqjes dhe Kalasë në Vlorë.

Teuta, për të mbyllur llogaritë zyrtare me një biletë europiane edhe nga kampionati. Durrsakët, pasi kanë siguruar finalen e kupës me Tiranën (në çdo rast janë në Europë) dhe me formën optimale që kanë shfaqur pas rifillimit të futbollit pas pandemisë globale, pritet të tentojnë fitoren edhe nesër në Vlorë.

Edi Martini, ndërsa ka arritur në pak muaj të shdërrojë ‘djemtë e detit’ në ‘kalorës bregdeti’, beson se skuadra do t’i përgjigjet deri në fund.

Në fakt, Teuta do të vuajë dy mungesa në takimin me Flamurtarin, nesër në 17:45. Për shkak të një gripi stinor, do të mungojnë Fabian Beqja dhe shkodrani Arlind Kalaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!