Ten Hag dy ndeshje në provë, Junajtid tenton Sauthgejt e Inzagi
Erik ten Hag pritet të qëndrojë në stol për ndeshjet e Mançester Utd kundër Portos dhe Aston Vila-s këtë javë, pavarësisht presionit në rritje ndaj trajnerit.
Ideja për të bërë një ndryshim të menjëhershëm pas humbjes ndaj Totenhamit (0-3) nuk i pëlqen drejtuesve të Djajve të Kuq. Madje hipoteza e afrimit të Alegrit nuk arrin miratimin e një pjese të komandës së Junajtid.
Dy hipoteza mbeten të nxehta raporton Sportmediaset. Ose ish-trajneri i Anglisë Garet Sauthgejt ose një trajner i përkohëshëm deri në verë për të kërkuar Simone Inzagin e Interit. /Sportiim.al/