Laçi siguron europën, Tirana e merr lehtë…

Kategoria Superiore java e 34: Laçi- Tirana 3-1 (Nuabueze 16′, 84, Xhixha 26’/ Torasa 90′)

Laçi dhe Tirana u takuan në nje duel të ndezur sot në fushën kurbinase për llogari të javës së 35-të. Bardheblutë të shpallur kampion javën e kaluar, vinin në këtë takim me disa mungesa të detyruara por dhe të zgjedhjeve nga Emanuel Egbo.

Në kahun tjetër vendasit të cilët kërkonin me insistim fitoren e cila një javë nga fundi do të konvertohej në pjesëmarrjeje në Europa League. Pas lajmit se Fangaj ka mbyllur sezonin për një dëmtim në ligamente, por dhe mungesës së alternativave, Cungu kishte shpikur një sulmues si Albion Marku në prapavijë.

Nis më mirë Tirana por pas disa minutave Laçi arrin të fitojë një penallti teksa gjyqtari Beqiri konstatoi një prekje me dorë të Halilit në zonë. Goditja e Nuabuezes pritet nga Bakaj, prek shtyllën dhe del jashtë por virojtësi sinjalizon se porteri ka dalë nga vija e portës. Pas përsëritjes Nuabueze arrin të shënojë 1-0.

Laçi merr zemer dhe kërkon të dytin. Në fakt ia arrin shpejt pas një aksioni nga e djathta të nisur nga Greca. Topi i kthyer nga portieri Bakaj, përfundon te Redon Xhixha i cili me një goditje qëndrore, e depoziton në rrjetë.

Në pjesën e dytë, Tirana kryen disa zëvendësime teksa në fushë shihen Batha dhe Çelhaka. Miqtë të cilët edhe në fund të pjesës së parë patën disa mundësi, i afrohen disa herë golit por ai do ti buzëqeshë për herë të tretë bardhezinjëve.

Në minutën e 84′ një akson model i Tekos nga e majta ndiqet si ‘vetëtimë’ nga Nuabueze që e dërgon për herë të tretë në rrjetë. Ishte goli i 23 sezonal i nigeriano- amerikanit.

Në të 90-tën Torasa pas një aksioni vetjak, provon nga jashtë zone me topin që prek shtyllën dhe pushon në rrjetë. 3-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!