Pas largimit të Cungut, Laçi drejtohet nga Pasiatore

Laçin e pret një supersfidë në këtë javë të 8-të Abissnet Superiore teksa në radhë është Dinamo Siti. Të gjendur në fund me vetëm tri pikë, bardhezinjtë pritet të luajnë deri në fund të dhjetorit për të rekuperuar pikët e munguara me mundësi për të rigjetur vendin e duhur në tabelë.

Largimi përfundimtar i Cungut (raportuar nga Sportiim.al fill pas humbjes me Teutën) i ka ndërlikuar punët te skuadra e cila në duelin me Dinamon do të drejtohet nga italiani 53 vjeçar Françesko Pasiatore.

Ai mbërriti në Laç pak ditë para takimit Laçi- Teuta teksa me gjasë do të bëjë rolin e përgatitësit atletik. Sidoqoftë, largimi i Cungut duket se ka diktuar për t’i besuar ish trajnerit të Sankataldeze (Serie D) për ndeshjen e radhës.

Italiani ishte i pranishëm gjatë Laçi- Teuta duke parë e mbajtur shënime…Klubi pritet të zyrtarizojë lëvizjet.

Foto shoqëruese nga seanca e sotme e Laçit në kompleksin e tij./Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!