Ronaldo e Mane, Al Nasr në Champions-in e Azisë
Fitorja e katërt radhazi për Stefano Piolin me sauditët e Al Nasr
Dita e dytë e Ligës së Kampionëve të Azisë (AFC Champions League Elite) nuk rezervoi asnjë befasi për favoritët në letër. Al Ahli mundi lehtësisht kundërshtarët e tyre Al Vasl 2-0.
Triumfoi edhe Al Nasr i Piolit – fitorja e katërt në 4 ndeshje për ish-trajnerin e Milanit – fillimisht me Mane dhe më pas me të zakonëshmin Kristiano Ronaldo.
Ylli portugez shënoi golin e dytë në fitoren 2-1 ndaj Al-Rajan dhe zmadhoi rekordin e tij të pabesueshëm me skuadrën saudite që nga fillimi i vitit 2024: 29 ndeshje të luajtura, 27 gola dhe 4 asistime deri më tani.
Rezultatet e sotme
Al Sad – Estegal 2-0
Al Vasl – Al Ahli 0-2
Persepolis – Pakator 1-1
Al Nasr – Al Rajan 2-1.