Gola “lumë”, Champions-i i ri formulë fituese

32 gola në nëntë ndeshje UEFA Champions League gara e të mëdhave.

Këtë pasdite me dy takime të orës 18:45 dhe në mbrëmje me 7-të takime të tjera nisi raundi i dytë i Ligës së Kampionëve në Europë.

Arsenal- PSG dhe Leverkusen- Milan ishin dy ndeshje që tërhoqën më së shumëti vëmendjen e opinionit sportiv në kontinent.

Arsenali vendosi diktatin që në pjesën e parë ndaj francezëve të PSG ndërsa Leverkusen u desh të shtonte forcat në pjesën e dytë për të kaluar Milanin.

Lumë golsh në Dortmund- Selltik e Barcelona- Jang Bojs. Siti fiton thellë sikundër dhe Inter. Më herët surpiza e madhe ishte fitorja me poker e Brest ndaj Salsburg në Austri por dhe barazimi 1-1 i Shtutgartit me Spartën e Qazim Laçit.

Ndërkaq ormati i ri i Ligës së Kampionëve 2024/25 pas ndeshjeve sipas shortit të hedhur, çertefikon 8 të parat, nga i nënti te 24 play off, të tjerat eleminohen.

Shifrat e ditës, Champions raundi i dytë.

18:45

Salsburg- Brest 0-4

Shtutgart- Sparta Pragë 1-1

21:00

Barcelona- Jang Bojs 5-0

Leverkusen- Milan 1-0

Dortmund- Selltik 7-1

Inter- Cverna Zvezda 4-0

PSV- Sporting Lisbonë 1-1

Slovan Bratislavë- Siti 0-4

Arsenal- PSG 2-0 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!