Italia, 8.3 milionë ‘të dashuruar’ pas futbollit!
Pritshmëritë për ndeshjen e kthimit të Kupës së Italisë mes Juventus-Milan nuk zhgënjyen. Kjo ishte ndeshja e parë në Itali, pas emergjencës dhe karantinimit për shkak të koronavirusit në gadishullin apenin.
Rezultati 0-0 në fushën e gjelbërt e justifikoi pritjen e tifozëve italianë, që dëshmuan se ishin dhe mbeten besnikë ndaj topit të futbollit.
Pas tre muajsh pa një ndeshje në TV, 8.3 milionë njerëz u ulën mbrëmë para ekranit të vogël për të parë Kristiano Ronaldon dhe bashkëlojtarët e tij, të arrinin në finalen e Romës.
E para nga dy gjysmëfinalet e Kupës së Italisë regjistroi 8.277.000 shikues të ndeshjes në kanalin në Rai 1. Kjo ishte edhe sfida më e shikuar në TV këtë sezon sa i përket Kupës së Italisë.