Bayern, 250 mijë euro donacion nga maskat
Të mërkurën, skuadra e Bayern Mynih i dorëzoi një donacion prej 250,000 eurosh shoqatës “WeKickCorona”, e cila u krijua nga lojtarët Joshua Kimish dhe Leon Goretzka.
Këto të ardhura erdhën nga shitja e maskave të fytyrës me logon “FCB”, të cilat u prodhuan nga një kompani bavareze, si dhe nga shallet do të jepeshin në ndeshjen e Champions League kundër Çelit në “Alianz Arena”.
“Eshtë gjë shumë mirë ajo që Leon Goretzka dhe Joshua Kimish kanë arritur me “WeKickCorona,” – tha administratori i FC Bayern, Karl-Heinz Rumenige. “Ne jemi të kënaqur që dhuruam një shumë prej 250,000 eurosh nga të ardhurat e grumbulluara nga shitja e maskave për fytyrën, duke i dhënë ndihmë kësaj fushate të mrekullueshme të krijuar nga lojtarët tanë.”
“WeKickCorona” është një shoqatë e krijuar nga Leon Goretzka dhe Joshua Kimish, për të mbështetur institucionet shoqërore dhe bamirëse, që janë prekur veçanërisht nga pandemia e koronavirusit.