Flamurtari e Vora nisën favoritë, ‘Play Off’ nis rrugëtimin drejt…Laçit

Abissnet Superiore dhe Kategoria e Parë mbyllën javët e rregullta 2023/24 mirpo gara për klube të caktuara ende nuk ka përfunduar.

Nesër (e hënë) shorti i ‘Final Four’ me Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu për të gjetur ekipin kampion të Shqipërisë në futboll.

Gjithësesi garë ka dhe për vendin e fundit të sezonit të ardhëshëm në Superiore.

Nga sot, me fazën play off 4 skuadrat të Kategorisë së Parë; Flamurtari, Vora, Apolonia dhe Korabi (vendi i tretë deri te i gjashtë) të impenjuara për të prodhuar ekipin që do të përballet me Laçin e vendit të tetë (Superiore). Me një takim në fushën e bardhezinjëve me 19 maj.

Ndërkaq Flamurtari-Korabi dhe Vora- Apolonia sot në fushë me një takim të vetëm në fushën e skuadrës së rënditur më mirë në kampionatin inferior i cili pak ditë më parë zyrtarizoi AF Elbasanin dhe Bylis si biletat e Superiores së edicionit të ri.

Si vlonjatëve ashtu dhe vorakëve do ju mjaftojë edhe barazimi (renditur më mirë) për të shkuar në finalen e kësaj faze. Ndeshjet janë programuar të nisin në orën 15:00./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!