Dyndje në Madrid, Reali feston titullin (36) në Cibeles

Impenjimi me gjysmëfinalen e kthmit me Bajern (Champions) dhe dueli i djeshëm me Granadën në kampionat, shtyu për sot festën e Los Blancos për titullin numër 36-të në La Liga.

Ndërkohë sot që në orët e para të mengjesit dhe deri vonë, klubi i bardhë ka kryer ritin e zakonshëm sa herë fiton trofe në sheshin Cibeles të Madridit.

Mijra tifozë u derdhën në ‘pjacë’ duke patur në epiqendër benjamiët e tyre prezent. Interesant se gjatë këtij marshimi edhe trajneri Ançeloti ‘doli’ pak nga vetja (video).

“Galaktikët” kanë dominuar këtë edicion në futbollin spanjoll teksa ditën e djeshme kanë marrë zyrtarisht edhe trofeun. Ekipi i Ançelotit ka për të luajtur më 1 qershor edhe finalen e Ligës së Kampionëve në Wembley me Dortmund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!