Pikëpyetje dhe modeli ‘holandez’, Europa në ‘hall’

Në Europë, mundësitë për t’u kthyer në fushë me futbollin zyrtar vijnë e marrin ‘goditje’ të tjera. Hiq Bundesligen teksa gjermanët janë gati të nisin, te elitarët e tjerë ka pikëpyetje të shumta.

Klubet e Premier League, janë informuar për planet me të cilat skuadrat do të përballeshin me një grumbullim gjashtë javësh në hotele, për të përfunduar sezonin.

Spanjë dje Ministri i Shëndetësisë hezitoi të jepte për momentin dritën jeshile. Po ashtu në Francë e Skoci. Në Itali ‘votuesit’ deklaruan dje se 64% janë kundër.

Një dorë në vendin fqinj, japin edhe zërat me fuqi vepruese.

Mësohet se presidenti i CONI-it, Xhovani Malago, është i gatshëm ti kërkojë Federatës së Futbollit që të nisë të mendojë për një ‘model holandez’. Aty ku u vendos që të ndalet futbolli e të nisin të shohin për sezonin e ardhshëm.

Dilemat dhe mosmarrëveshjet për protokollin e takimëve zyrtare mbetet pistë e nxehtë. Veçanërisht në rastin kur një futbollist del pozitiv me COVID-19 gjatë seancave stërvitore ose në garat e zyrtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!