Elbasani e ka seriozisht, Lleshi i jep tri pikë në Ballsh
Java e 7-të Abissnet Superiore.
Bylis- AF Elbasani 0-1 (Lleshi 76′)
AF Elbasani e ka seriozisht. Në sfidën e luajtur sot në “Adush Muça” ndaj Bylis skuadra verdheblu arriti të shënojë një gol me Arsen Lleshin për tri pikë mjaft të rëndësishme.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit që njohën sot në debutim si trajner të tyre Nevil Deden. Megjithatë me kalimin e minutave miqtë të përkrahur nga shumë fifozë të tyre, nisën të balancojnë për të rrezikuar dy herë seriozisht në fund por shifrat në këtë fraksion mbetën të bardha 0-0.
Në pjesën e dytë sërish elbasanasit e Bordin më kërkues. Një shtyllë te porta e tyre kalon qetë pasi më pas, falë dhe lëvizjeve nga trajneri italian (Edon Hasani dhe Arsen LLeshi për t’u evidentuar) e rritën performacën për të konkluduar në të 76′-ën me Lleshin me kokë për 0-1. Deri në fund nuk ngjet asgjë me AF Elbasanin që siguron tri pikë për vendin e tretë./Sportiim.al/