Ten Hag me ‘shpatulla pas muri’, Napoli në krye, Murinjo protagonist, Verder…
Veçohen:
Në Premier League humbja shokuese e Mançester Juanjtid 0-3 me Totenhem (xhiro e 6) ka bërë që ndaj skuadrës dhe vetë trajnerit Ten Hag të shpërthejnë akuza të forta.
Ishi i Djajëve Geri Nevill ishte ndër më të ashpërit por në unison me të shkojnë dhe kundërshtitë për trajnerin holandez edhe nga Suton e Redknap.
Në Serie A, Napoli kalon 2-0 Monzën dhe kap kreun e tabelës me 13 pikë. Konte frenon: “Ende nuk jemi në nivelin e skuadrave më të forta”.
Të paktën një ndeshje e çmendur në Bundesligë teksa në PreZero Arena mes Hofenheim dhe Verder Bremen vendasit brenda 12 minutave, kaluan në epërsi 3-0 ndërsa në fund erdhi humbja 3-4.
Vjen humbja e parë edhe për De Zerbin në Ligue 1 të Francës. Marseja e italianit u mposht 1-0 nga Strasburg.
Në Turqi Fenerbahçe kalon në udhëtim me Antaliaspor 0-2. Skuadra e Murinjos e dyta pas Gallatasarajit. Ai u ndëshkua me karton të verdhë pasi tregoi vendimin e gabuar të arbitrit para kamerave në një laptop që mbante në pankinë./Sportiim.al/