Mesi shënon një supergol, del nga vetja, ofendon arbitrin

Inter Majemi i Lionel Mesit nuk shkoi përtej një barazimi në raundin e fundit të Major League Soccer kundër Sharlote FC në MLS amerikane.
Në sfidën e përfunduar 1-1 ishte asi argjentinas ai që firmosi me një gol të modës së tij të njohur në të cilin u panë të gjitha cilësitë e ‘Pleshtit’.
Megjithatë, nuk ishte një ndeshje e lehtë për tetë herë fituesin e Topit të Artë, i cili debatoi për një kohë të gjatë me arbitrin, duke e ofenduar dhe rrezikuar një karton të kuq.
Sulmuesi argjentinas pati shumë polemika ndaj arbitrit, duke arritur kulmin pas penalltisë së dhënë dhe më pas të anuluar nga VAR.
“Ti je një djalë i keq, je një djalë i keq. Bir i një p…, ti”. je një djalë i keq”, fjalët e thëna nga lojtari i cili rrezikoi të përjashtohej.
MESSI. BANGER. 🐐 pic.twitter.com/84VIwmBOF3
— Major League Soccer (@MLS) September 29, 2024