Tirana përmbys korçarët, Prengaj dy gola identikë
Java e 7-të: Tirana- Skënderbeu 2-1 (Fatmir Prengaj 46′,72’/ E. Rashica 38′ pen)
Tirana gjen fitorën e parë në sezonin e ri futbolistik 2024/25. U desh të vinte java e 7-të teksa përballë Skënderbeut, bardheblutë falë një Fatmir Prengaj (njeriu i ndeshjes) të shënojë dy gola personalë për përmbysjen e avantazhit provizor të Skënderbeut (Ermir Rashica 38′ pen).
Në fushë, dy skuadrat dhanë e morën më të mirën por në fund të takimit Bajroviç e Dumfur me grindjen mes tyre involguan edhe portierin Marko Alia e Jonuzin (ndëshkuar me të verdhë).
Kështu Tirana arrin te fitorja e parë teksa pas 6 barazimeve në Abissnet Superiore, tani arrin në 9-të pikë duke kërkuar ngjitjen drejt zonës lart.. Për korçarët ndeshje e mirë por në fund ata që njihen, pikët, mungojnë. /Sportiim.al/