Paligjshmëri në votime, Rejnxhers ngre zërin…

sportiim2

Rejnxhers në Skoci, po proteston për një rishikim të pavarur të votave të Ligës së Futbollit Profesional Skocez (SPFL) për të përfunduar sezonin.

Bordi i SPFL, do të takohet të hënën pasdite për herë të parë që nga 10 prilli, kur të 42 klubet e Ligës Skoceze votuan propozimet e bordit për të përfunduar sezonin pas propozimit të Dunde Fc.

Sakaq, ‘Deloitte’ ka hetuar në mënyrë të pavarur komunikimet midis SPFL dhe Dunde dhe nuk gjeti ndonjë shkejle, por klubi i Rejnxhers nuk është i kënaqur ndaj bëri thirrje për një hetim mbi procesin më të gjerë të mënyrës së votimit.

Nisja e garës?

“Ka çështje kryesore që duhet të diskutohen dhe të bien dakord brenda futbollit skocez, duke përfshirë rrethanat dhe datat në të cilat mund të rifillojë futbolli, shëndetin dhe sigurinë e të gjithë të përfshirëve dhe implikimet financiare për anëtarët,” – deklaroi klubi në një deklaratë sot.

?>