Alarmante, Dibala pozitiv për herë të 4-t

Tmerr. Paulo Dibala ka rezultuar pozitiv me koronavirus për herë të katërt në gjashtë javë.

Sulmuesi argjentinas u konfirmua më 21 mars, se ai dhe e dashura e tij Oriana Sabatini, pas provës së tij të parë, ishin prekur me COVID-19.

Sipas programit spanjoll ‘El Chiringuito’, Dibala ka pasur katër teste që nga fillimi i sëmundjes dhe testi i tij më i fundit e ka nxjerrë përsëri pozitiv futbollistin e Juventus. Alarmante.

Më herët 26-vjeçari ka folur për përvojën e tij në luftimin e sëmundjes dhe se si po mundohej të merrte frymë, duke qënë i infektuar. Megjithatë, ai ka pohuar se ndihet shumë më mirë dhe se ai dhe e dashura e tij, nuk po tregojnë më simptoma. Por…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!