Uruguaji pezullon Tabarez…
Pasojat e para të Koronavirus në ekonominë e futbollit tashmë kanë filluar të ndjehen, edhe në Amerikën e Jugut.
Siç informon ‘Olé’, Federata Uruguajane e Futbollit, ka vendosur së fundi, “pezullimin” për momentin aktivitetin e trajnerit Oskar Tabarez dhe të gjithë stafit teknik të ekipeve kombëtare.
Nuk përjashtohet mundësia që Tabarez dhe kolegët e tjerë të tij, në ditët në vijim të qëndrojnë larg futbollit. Tabarez sot 73 vjeçar, ka probleme shëndetësore por me virusin në qarkullim, ai dhe stafi i tij, mund të rrezikojnë ambientin.
Gjithnjë nëse infektohen. Në Amerikën e Jugut, Koronavirusi ende nuk ka krijuar situata të ndërlikuara. Ata do të marrin një ‘përfitim papunësie’