PSG fiton Kupën, humb Mbapenë

sportiim2

Kupa e Francës: PSG-Sent Etien 1-0 (Nejmar 14′)

Me kampionatin e ndalur dhe të vendosur në tavolinë prej pandemisë koronavirus, Franca iu rikthye futbollit zyrtar të premten në ‘Stade de Francë, Saint-Denis’.

Finalja mes PSG-së dhe Sent Etien, u vendos nga një gol i Nejmar në të 14′-tën e pjesës së parë . Pas minutës së 30′-të Sent Etien luajti me një futbollist më pak pasi Perë u dëbua me karton të kuq.

Nuk pati gol tjetër por kampionët e Francës ndërsa ngritn lart dhe Kupën, humbën yllin e tyre Kilian Mbape. Në minutën e 37’të, Mbape u largua nga fusha duke lotuar duke dëshmuar se ndërhyrja e Perë ishte mjaft e ashpër.

?>