Mbyllin përgatitoret jashtë, të mëdhatë në Shqipëri
Të mëdhatë e Kategorisë Superiore kthehen sot në Shqipëri. Kështu Partizani pas minifazës disa ditore pritet të mbrrijnë në mbrëmje në Rinas.
E nisi ditën e parë të prezantimit te të kuqtë me pallto (u pa në fushë me kostumin e ditës) por Adolfo Sormani e shtrydhi grupin që kishte në dispozicion në Antalia.
Nuk mjaftoi pasi dy testet ishin për tu harruar si me Trabzonspor ashtu dhe me Hondved Budapest ndërsa Partizani i humbi minimalisht nga 0-1.
Sakaq, me destinacion Rinasin sot edhe skuadra e Kukësit. Verilindorët u paraqiten ndryshe në Turqi. Duro me të tijtë në dy takime arritën të barazojnë 1-1 me Malatjaspor dhe 0-0 me rumunët e Poli Iasit.
Edhe Tirana i ka mbyllur seancat në tokën turke. Skuadra bardheblu, regjistroi një fitore me hungarezët e Mezokovezd dhe dy humbje në shifrat 1-2 me Alaniaspor dhe Korona Kielce.
Nga ana e saj, Vllazina u kthye dje nga impenjimi në Ohër. Shkodranët mundën Pogradecin 1-0 dhe Strugën Trim&Lum 2-0. Në kthim, ndalen në Cërrik teksa ndaj Bylisit barazuan pa gola 0-0.