Shtutgarti me trajner të ri…
Militon në Bundesligën 2 por Shtutgart bën lajm gjithnjë në Gjermani. Ish skuadra e trajnerit të kombëtares gjermane Joakim Lëv por dhe e ish- sulmuesit Fredi Bobiç, mësohet se sot ka ndrruar trajner.
Tim Valter ia lë vendin Pelegrino Mataraco. ish- trajneri i Hofeneim ka firmosur deri 30 qershor 2021.
Shtutgarti pozicionohet në vendin e 3-të në Bundesligën 2 pas 18 javëve.
Italo- amerikani mes lojtarëve që ka stërvitur, do ketë nën urdhëra edhe Mario Gomezin.Sulmuesin veteran, dikur pjesë e kombëtares gjermane.