Ministri holandez largon ‘përgjithmonë’ tifozët nga stadiumi

sportiim2

Holanda e ka ndarë mendjen. Edhe pse koronavirus duket se po humb terren me valën e tij vdekje-prurëse, në vëndet e ulta nuk ia kanë fort besën.

Kështu, pasi qeveria holandeze dhe Federata e Futbollit ndalën ‘Eredivisie’, teksa verdiket u vendosën nga klasifikimi i ‘ndalimit’, tani qeveria holandeze merr vendimin tjetër drastik

Në një dalje publike ministri i shëndetësisë Hugo de Jong ndal edhe praninë e tifozëve. Ai thotë:

“Tifozët nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ndeshjet e futbollit në Holandë derisa të ketë një vaksinë të koronavirusit” –thotë ministri holandez i shëndetësisë Hugo de Jong.

?>