Napoli teston veten, të gjithë negativë…

Dje pasdite, skuadra e Napoli mësoi rezultatet e tamponit të parë, para rifillimit të stërvitjeve. Që të gjithë futbollistët, por edhe stafi i tyre teknik rezultuan negativë.

Kjo për shkak të masave të mira të ndërmarra nga klubi gjatë karantinimit, por edhe për shkak se të gjithë futbollistët nuk u larguan nga shtëpitë e tyre në Napoli.

Pavarësisht nga rezultatet e këtij testi të parë, sot Napoli do t’i nënshtrohet marrjes së një tamponi të dytë. Në se analizat do të dalin sërish negative, në mes të premtes dhe të shtunës, futbollistët napolitanë mund të stërviten individualisht në qendrën të Castel Volturno.

Seancat stërvitore do të organizohen me grupe nga 4 lojtarë për secilën nga tre fushat që ka kjo qendër sportive. Në secilën fushë do të ketë të paktën një anëtar të stafit mjekësor dhe teknik të skuadrës, përveç punëtorëve që do të grumbullojnë materialet sportive.

Menjëherë pas seancës, futbollistët do të kthehen në shtëpi ku do të bëjnë dush. Rihapja e qendrës sportive Castel Volturno do të jetë e kufizuar, vetëm për seancat e trajnimit në këtë fazë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!