Më së fundi, Samp zbret në fushë…
Më së fundi në fushë. Për Sampdorian që kërkon shpëtim në Seria A, këtë mëngjes zyrtarisht kanë rifilluar seancat stërvitore individuale në qendrën e tyre në Bogliasko. Me të gjitha masat e nevojshme të “protokollit” për të shmangur kontaminimet e mundshme me koronavirus.
Rreth orës 9 të mëngjesit, të parët që mbërritën në fushë ishin Ramirez, Askildsen dhe Leris. Ata punuan afërsisht një orë në grupe me nga tre lojtarë, por pa praninë e topit. Pas tyre erdhën edhe lojtarë të tjerë, përfshirë këtu Maronin dhe Linetin.
Të gjithë lojtarët pas stërvitjes u larguan për në shtëpitë e tyre, ku do të bëjnë edhe dushe. Futbollistët gjithashtu shmangën dhomat e zhveshjeve, pasi mbërritën në fushë të veshur gati për stërvitje.