Bylis di si mundën të mëdhatë…
kategoria Superiore: Bylis-Kukësi 2-1 ( Hidi 31’ (pen),Murataj 89’/ Limaj 16’)
Në “Adush Muça”, Bylisi tregon se fitorja e javës së kaluar ndaj Skënderbeut në Korçë nuk ishte rastësore.
Djemtë e Dovedan, edhe pse e panë vetën në disavantazh të një goli, teksa Limaj shënoi në 16-tën, arriti të përmbysë. Fillimisht ishte portieri Hidi që nga pika e bardhë e penalltisë barazon shifrat.
Në fund të pjesës së dytë, Bylis gjën edhe golin e avantazhit dhe heroin në këtë çast e bën Murataj.
Tri pikë të vyera për Bylis duke treguar se mallakastriotët nuk janë vetëm një ekip që luan për të qëndruar.
Dy paraqitjet e fundit, 6 pikë. Jo keq, ndërsa po ti shtojmë dhe pikën me Vllazninë bëjnë 7. Mundi Kukësin, skuadrën e projektuar për kampione.
Bylisi: Hidi; Ymeraliaj, Bici, Goxhaj, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Ntepe (49′ Barjamaj), Turabov; Qardaku (66′ Celis), Guindo (90’+1′ Ujka) Tr: V. Dovedan
Kukësi: Avdyli; Kitanovski (76′ Kotobelli), Obanor, Lulaj, Maliqi; Rroca (76′ Daku), Musolli, Limaj; Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj.Tr: Sh. Duro.