Testi/ Vllaznia e mbyll me fitore, kthehet në Shkodër
Vllaznia zhvilloi ndeshjen e fundit testuese përpara se të rikthehen në Shkodër pr të bërë rifiniturën e fundit para ndeshjes me Valur (Islandë) në Conference League.
Kuqeblutë u përballen sot në kompleksin sportiv të Medjugorjes, ndaj boshnjakëve të HSK Posusje.
Kuqeblutë dominuan përgjatë gjithë takimit miqësor teksa në fund fituan me rezultatin 1-3., Golat për Vllazninë u shënuan nga Kahrimanoviç, Dodaj dhe Çoba.