Euro 2024/ Holanda bileta e fundit gjysmëfinale

Gjysmëfinale të Euro 2024: Spanjë – Francë dhe Angli – Holandë
Euro 2024:
Holandë – Turqi 2-1 (De Vraj 70′, Mert Muldur 76’/ Akajdin 35′)
Holanda është skuadra që kompleton çiftet gjysmëfinaliste të Euro 2024. Me përmbysje përballë Turqisë, “Tulipanët” mbyllën llogaritë brenda 90 minutave.
Një pjesë e parë më e mirë për turqit që mundën të realizonin thuajse në fund falë Akajdin duke surprizuar kundërshtarët.
Holanda bën detyrën në fraksionin e dytë duke barazuar si fillim me De Vraj dhe duke marrë avantazhin me autogolin numër 10-të të këtij europiani shënuar nga Muldur.
Në vijim kërcënuese shfaqet Turqia në minutat e mbetura por jo aq sa duhet për të rikthyer baraspeshën.
Kështu, dy përballjet e gjysmëfinales do të jenë Spanjë – Francë dhe Angli – Holandë me emocionet që sa vijnë e shtohen./Sara Gjidiaj/