Egnatia humb testin me Buduçnost
Miqësorja e fundit përpara se Egnatia të kthehet nga Sllovenia në Shqipëri nuk shkoi dhe aq mirë për të besuarit e Edlir Tetovës.
Në testin e sotëm luajtur ndaj nënkampionëve të Malit të Zi Buduçnost përfundoi 1-2 (Kasa autori i golit rrogozhinas) për skuadrën malazeze e cila u rendit në kampionatin e fundit pas Deçiç Tuzit shqiptar (kampione për herë të parë).
Rrogozhinasit kanë zhvilluar 4 ndeshje testuese, në këtë fazë përgatitore. Kanë barazuar me të njëjtin rezultat 2-2 ndaj Ruzomberok dhe ndaj Mariborit, ndërkohë që kanë mundur edhe një seleksion lojtarësh kroatë.
Kjo ishte humbja e parë e kampionëve të Shqipërisë në gjirin e të cilëve ka emra të shtuar si Lushkja, Redi Kasa, Alijev apo sulmuesi Bakajoko. I larguari i madh Fernando…
Egnatia luan me 10 korrik në turin e parë UEFA Champions League me Borac Banja Luka në udhëtim./Sportiim.al/