Copa America/ Uruguai eleminon Brazilin,Kolumbia formalitet

Uruguai kalon Brazilin në ndeshjen e luajtur gjatë mengjesit të sotëm dhe shkon në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës.
Mdeshja u shoqërua nga faza të nxehta mes dy rivaleve ndërsa pas barazimit pa gola në 120 minuta, bileta gjysmëfinale u zgjidh me penallti.
Kombëtarja e Bielsas (me një lojtar më pak në të 74′), fitoi 4-2 dhe gjen më tej Kolumbinë e cila shpartalloi më herët Panamanë 5:0.
Për Brazilin nga pika e bardhë gabuan Militao e Duglas Luiz. Gjysmëfinalja tjetër i përket çiftit Argjentinë-Kanada.Kjo ndeshje luhet më 10 korrik teksa Uruguai-Kolumbi më 11 korrik.
Finalja më 15 korrik në Majemi.
Çerekfinale, Kupa e Amerikës:
Kolumbi-Panama 5-0
Uruguai– Brazil 0-0 (4-2 penallti)/Sportiim.al/