Horge Martin ‘pole position’ në Gjermani

Spanjolli Horge Martin është kthyer në pole position dhe arrin të kalojë përpara të gjithëve në Sachsenring, duke demonstruar aftësinë e tij të mëdha në këtë pistë.
Piloti kryesues i këtij botërori do të startojë para të gjithëve dhe do të tentojë të marrë sukesein si në garën e Sprint ashtu edhe në garën e së dielës për të rritur epërsinë e tij ndaj italianit Banjaia që ndjek. Ky është pole position i 17-të i Martin në MotoGP dhe i katërti këtë vit.
Pas Martin në nisje, vijnë Miguel Oliveira dhe Raul Fernandez ndërsa i katërti radhitet Françesko Banjaia, i cili gjen dy herë radhazi flamurin e verdhë në dy përpjekjet e tij të fundit dhe nuk arrin të gjejë vijen e parë pas dominimit total në Assen javën e shkuar.
Zhgënjim total për Mark Markez, i cili mbërriti në Gjermani si favorit dhe përfundoi duke u kualifikuar në vendin e 13-të. Spanjolli pësoi një rënie të keqe në stërvitjen e lirë dhe u shfaq i dëmtuar në këtë seancë.
MotoGP do të rikthehet pasdite me fillimin e garës së sprintit të Çmimit të Madh të Gjermanisë, vendosur në orën 15:00 dhe gati për të caktuar pikë themelore për renditjen e kampionatit botëror./Foto ‘X’/ Sportiim.al/