De Jong, konvertohet në katalanas…

Frenki de Jong, mesfushor i Ajaksit, po ngroh “motorët” para se të jetojë orët e para si lojtar i katalanasve. Holandezi është tashmë në Barcelonë, ku do të paraqitet nesër për tifozët e tij të rinj.

Ndërsa ai pret për t’u veshur me ngjyrat e ekipit të ri, Barça ndau një video në rrjetet sociale, në të cilën ai i paralajmëroi tifozët se është në qytet.

Prezantimi i mesfushorit holandez do të zhvillohet nesër në orën 19:00. De Jong do të jetë sonte në dyqanin Barça në “Camp Nou” për të bërë fotot e tij të para në “shtëpinë” e re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!