Barcelona, pagat 633 mln. euro në sezon…

Sulmi ëndërr kushton: Mesi (50 milionë euro neto në sezon), Nejmar (përfitonte 37 mln. te PSG), Grizman (21) dhe Suarez (16)

Katër muaj më pare, kur nënshkroi parakontratën, Josep Maria Bartomeu nuk mund ta imagjinohet se Nejmar në qershor do të kërkonte të rikthehej te Barcelona. Tani ai duhet të zgjedhë Grizman apo Nejmar? Akoma më e vështirë bëhet kur shikon kasafortën.

Më 11 mars, Grizman ka nënshkruar një marrëveshje paraprake me Barçën që për 5 sezone të përfitojë nga 18, 18, 21, 23 dhe 25 milionë neto.

Por klubi katalanas, presidenti Bartomeu, a e ka mundësinë e bashkimit katër superyjeve: Mesi, Nejmar, Luis Suarez dhe Grizman, që do të formonin një sulm ëndërr? Shëndeti financiar i klubit katalanas, nuk është i duhuri.

Vetëm në muajt e fundit, Barcelona ka humbur sponsorizimet e Audi, Gillette dhe Lassa, të ardhura që shkonin në 15 milionë euro në vit.

Po pagat? Të frikshme. Mesi (50 milionë euro neto në sezon), Nejmar (përfitonte 37 mln. te PSG), Grizman (21) dhe Suarez (16) janë “pjesa e luanit” e fondit të pagave sportive prej 633 milionë eurosh të shpenzuara gjatë vitit te kaluar në klubin e Barcelonës.

Gjatë sezonit, përqindja e kostos së ekipit, në lidhje me të ardhurat e klubit, përfaqësonte një raport shumë të rrezikshëm (84% kundrejt 70%).

Presidenti Josep Maria Bartomeu është hall. Duhet të zgjedhë. Të shesë, por edhe të blejë. Grizman dhe Nejmar kanë trokitur në dyert e Barcelonës…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!