Laçi, nesër testi me Kukësin
Do të ndeshën në miqësore. Laçi pasi zhvilloi disa teste në Ohër me Voska Sport dhe Malishevën pas kthimit u testua dhe me Vorën e Vllazninë në Shqipëri.
Tani, teksa Nica me të tijtë gjëndet në fazë kolaudimesh, ka planifikuar duelin miqësor me Kukësin e teknikut Rrahman Hallaçi.
Sipas palës organizatore ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Laçit ndërsa takimi është planifikuar të startojë të shtunën në orën 18:00./Sportiim.al/