Reali mund Milanin në turneun amerikan…
Reali mund me përmbysje 3-2 Milanin në turneun amerikan në sfidën e luajtur këtë mengjes në Pasadena.
Përballë 100,000 tifozësh, pikërisht në impiantin ku skena e penalltive të humbura në Botëror nga Roberto Baxhio dhe Barezi në 1994, kuqezinjtë sfumuan epersinë e dy golave në pjesën e parë duke pësuar 3 të tillë në të dytën.
Tomori dhe i rii Romero (supergol) për Milanin dhe dy herë Valverde e një nga Vinicius në të 84-ët autorët e golave të takimit spektakolar mes dy skuadrave të ‘Ançelotit’.
Te Milan i Piolit mjaft mirë prezantohen afrimet Pulisiç e Loftus-Çik. Debutoi edhe Reijnders.
Ndërkohë mbreterorët aktivizuan Belingam e Hoselu ndërsa Gyler qëndroi në stol./Sportiim.al/