Erzeni humb me Luzin, Gjoka pranë stolit shijakas

Erzeni luajti sot një miqësore me Luzi 2008 në Shijak. Tej rezultatit 0-1 për Luzin e Blerad Devollit, ajo që tërhoqi venmendjen te të pranishmit, ishte prania e teknikut kryeqytetas Ernest Gjoka në ‘Tofik Jashari’.
Te Erzeni janë të bindur se Gjoka do të marrë timonin e shijakasëve.
“Ernest Gjoka mund te quhet zyrtarisht trajneri i ri i Erzenit. Tekniku diten e sotme ishte prezent ne stadiumin “ Tofik Jashari “ duke ndjekur miqesoren Erzeni – Luzi.Tashme rradha i kalon afrimeve te cilet jane te nevojshme ne te gjitha repartet”, shkruan Erzeni Fan Club.