Hozelu vishet ‘Los Blancos’
Futbollisti i cili u ftua në Kombëtare vetëm pak ditë para se të bënte 33 vjeç, vjen te Real Madrid si i huazuar me të drejtë blerjeje.
Sulmuesi spanjoll Hoze Luiz Mato Snamartin (Hozelu) 33 vjeçar fitoi mbërmë me ‘La Roha’ Kupën e Ligës së Kombëve ndërsa siç dhe ishte paralajmëruar sot u prezantua nga Real Madrid si futbollisti më i ri i galaktikëve.
Ish sulmuesi i Espanjol i lindur në Gjermani, rikthehet sërish në “Santiago Bernabeu” pas afro një dekade.
Me largimin e Benzema, klubi i Florentino Perez ishte vënë në kërkim të një bomberi dhe ai figuron ish shoku i Bares te skuadra katalanese e rrëzuar nga La Liga.
Klubi e ka prezantuar me një njoftim zyrtar.
🤍 #JoseluIsBack 🤍 pic.twitter.com/5DGHeUeER8
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) June 19, 2023