I dorëzoi trofeun, Duka uron Partizanin në profilin e tij…
Armand Duka pas zyrtarizimit të Partizanit si fitues i titullit kampion 2022/2023, me cilësinë e presidentit të FSHF-së, zbriti në fushë gjatë ceremonisë zyrtare për të dorëzuar medaljet dhe trofeun e madh të kampionit.
Me tej, Duka në rrjete sociale, ka uruar klubin e Partizanit për këtë arritje futbollistike.
Postimi i Dukës në Facebook:
“Urimet më të mira FK Partizanit për fitoren e titullit të 17-të kampion të Shqipërisë! Në fund të një sezoni plot emocione dhe një gare të ethshme klubi kryeqytetas e preu i pari vijën e finishit.
Urimet shkojnë edhe për Presidentin Demi, lojtarët, stafin teknik, drejtuesit dhe tifozët e këtij klubi.Shpresoj shumë që pas festës së merituar, drejtuesit të nisin menjëherë nga puna për t’u përgatitur sa më mirë për pjesëmarrjen në kupat e Europës e të përfaqësojnë denjësisht futbollin shqiptar”. /Sportiim.al/