Një derbi rajonal në “Niko Dovana”

Opinion nga Fatmir Efica

Nje derbi qe fiton vemendje. Erzeni dhe Egnatia meritojne lavdërime pa fund per kete sezon. I ndjek sistematikisht keto dy skuadra. Edhe per nje arsye tjeter me shume. U kam kushtuar libra te posaçem. Shijakasve botimin “Erzeni 85 vite histori dhe…emocione (botuar me 2016) dhe per rrogozhinasit librin me titull: “Egnatia nderi i Rrogozhines” (botuar me 2020).

Mund te quhet modest futbolli i ketyre dy skuadrave edhe pse ata ndodhen per nga pozita gjeografike ne zemer te Shqiperise se mesme. Aty ku ne fakt ka lulezimin me te mire te mundshem futbolli shqiptar. Ata, shijakasit kane mesuar shume nga Teuta. Ndersa rrogozhinasit po aq shume nga Besa e Kavajes.

Sot jemi ne nje realitet tjeter. Por Erzenin qe mer pjese per te 9-ten here ne elite dhe Egnatian per te 3-en here, keto perfaqesime jane me te bukurat. Kane ne perberje keta dy skuadra lojtare mjaft cilesore qe po terheqin vemendjen. Por me teper japin perdite shembullin e asaj tendence qe te heqin nga ngarkesa emocionale prej pervojes se paket fjalen mbijetese.

Egnatia madje po synon katet e larta te renditjes. E premtja e 10 marsit, le te jete trokitie e kendshme behari. Ajo eshte nje note 10 edhe per te dyja keto ekipe qe simbolizojne per tifozerite e tyre shumeçka.

Fakti i dy barazimeve 0-0 ne Durres ne fazen e pare dhe 1-1 ne Rrogozhine sa tregon barazpeshe, po aq tregon qe kjo sfide e trete ne elite te luhet me te tjera emocione duke zbukuruar keshtu atmosferen sportive dhe per ta pranuar se futbollin e Abissnet Superiore-s e duan po aq shume edhe skuadrat qe tani mund te them padrejtesisht mund te etiketohen ende si te “vogla”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!