Xhiro e 25-të, sot tre ndeshje, nesër Vllaznia- Partizani…

Abissnet Superiore luan sot tre ndeshje për javën e 25 të saj.

Përgatiti: Erga Kenga

Për shkak të ndeshjeve të Kupës në program mesjavën e ardhëshme, këtë të premte dhe të shtunë, sipas kalendarit të Departamentit të Garave në FSHF, do të zhvillohen 5 sfidat e elitës së futbollit shqiptar.

Në fakt, sot me start orën 13:00, në Kamëz dhe në Kukës do të jenë të involguara respektivisht takimet Kastrioti- Teuta dhe Kukësi- Bylis.

Krutanët pasi fituan dy javë më parë me Vllazninë në transfertë, u mundën javën e kaluar në Rrogozhinë nga Egnatia në shifra të thellë 4-1. Ata do të përballen me skuadrën më në formë të momentit, Teutën e Durrësit në një duel prej të cilit të gjithë duan tri pikët.

Trajneri Çela e ka thënë disa herë se për Kastriotin ka ardhur momenti i finaleve të mëdha dhe se shpëtimi (janë në vend të fundit me 23 pikë) do të luhet ndaj çdo rivali të serviruar nga kalendari.

Teuta me fizionominë e Edi Martinit, po shfaqet maksimalisht e denjë. Që pas humbjes në Laç (4-3) ata kanë luajtur 7 takime mes kampionatit dhe Kupës duke fituar 5 e barazuar 2. Sot do ju mungojë Blerim Kotobelli.

Kukësi ecën. Fitoi javën e kaluar në Laç dhe sot do presë në ‘Kukës Arena’ Bylisin e parafundit në tabelë. Hallaçi ka gati grupin për një tjetër sfidë e cila në letër duket e kalueshme. Gjithësesi, Shensoi me mallkastriotët, ka treguar shpesh se faktori fushë nuk vlen. Problemi madhor i skuadrës nga Ballshi mbetën disa mungesa të diktuara nga dëmtimet dhe penalizimet.

Në “Niko Dovana” të Durrësit, derbi rajonal Erzeni- Egnatia. Kjo sfidë vjen disa orë më vonë (16:00) ndërsa pritshëmritë janë të larta. Për shijakasit në mungesë fitorjeje prej 5 javësh, forcat e shtuara sot janë disa. Ademi, Kadriu, Sadiki dhe kapiteni Krasniqi janë gati.

Te Egnatia flitet për rikthime pasi si Atanda ashtu dhe Paulauskas do të jenë në dispozicion të Edlir Tetovës.

Ndërkohë java ecën nesër me takimet Tirana- Laçi dhe Vllaznia- Partizani. Tej kryesfidës së ‘Loro Boriçit’, teksa luhet jo pak kreu, bardheblutë kanë zgjedhur të jenë pritës ndaj bardhezinjëve në “Elbasan Arena”.

Abissnet Superiore, java e 25-të:

Sot 10 mars (e premte)

13:00

Kastrioti-Teuta

Kukësi-Bylis

16:00

Erzeni- Egnatia (në Durrës)

11 mars (e shtunë)

17:00

Vllaznia- Partizani

Tirana- Laçi (në Elbasan)/Sportiim.al/

Klasifikimi pas javës së 24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!